EURO 2016: Franca e para në 1/8 e Kampionatit Evropian

Marsej, 16 qershor 2016 (MIA) - Reprezentacioni i Francës është seleksioni i parë i cili siguroi plasman në 1/8 e Kampionatit Evropian.

Nikoqiri i Kampionatit mbrëmë në "Velodrom" në Marsej në kuadër të duelit nga xhiroja e 2-të nga grupi A, e mposhti Shqipërinë me 2:0. Dy golat u arritën në fund. Golin e parë e shënoi Antoan Grizman në minutën e 90-të dhe solli epërsi të Francës me 1:0 dhe pastaj në minutat shtesë 90+6 u shënua edhe goli i dytë nga Dimitrij Pajet, që për të ishte goli i dytë në këtë kampionat.

Trajneri i Shqipërisë, Giani de Biasi, ka folur pas ndeshjes duke thënë se lojtarët luajtën mjaftë mirë .

"Ishte ndjenjë e mirë nga ne. Mëkat pasi që u mbajtëm deri në fund. Meritonim më shumë. Nuk ka zhgënjim edhe nga lojtarët që erdhën nga stoli. Lojtarët janë me moral poshtë, por do të bëjnë gjithçka më mirë", ka thënë De Biasi.

Në ndeshjen e parë të grupit dje luajti Rumania dhe Zvicra ku luajtën me barazim 1:1.

Franca është e para në grupin A me 6 pikë, Zvicra ka 4, Rumani 1, ndërsa Shqipëria është pa asnjë pikë.

Në kuadër të grupit B dje Sllovakia e fitoi Rusinë me 2:1, ndërsa sot nga ora 15:00 luajnë Anglia dhe Velsi. Krahas kësaj ndeshje luhen edhe duelet nga grupi C, Ukraina-Irlanda Veriore (me fillim në orën 18:00) dhe Gjermania-Polonia (me fillim në orën 21:00).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail