EURO 2016: Dihen arbitrat për duelet e para të së tetës së finales

Paris, 24 qershor 2016 (MIA) - Dy anglezë dhe një spanjoll do të jenë arbitrat kryesorë në tre ndeshjet e para të së tetës së finales në Kampionatin evropian të futbollit në Francë.

Edhe pse e treta në pogramin e së tetës së finales të shtunën, megjithatë vëmendje më të madhe do të tëheqë ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Portugalisë. UEFA vendosi që arbitrit e kësj ndeshje të jenë nga Spanja, ndërsa rolin kryesor do ta ketë Karlos Velasko Karbaljo, të cilit do t'i ndihmojnë bashkëkombasit e tij, Roberto Dernandez dhe Huan Himenez.

Në ndeshjen e parë ndërmjet Zvicrës dhe Polonisë, drejtësinë do ta ndajë anglezi, Mark Klatenburg së bashku me ndihmësit Simon Bek dhe Xhejk Kolin. Pikërisht Klatenburg la përshtypje më të madhe me arbitrazhin e tij të pagabuar si në ndeshjet të cilat i udhëhoqi në EURO 2016, ashtu edhe në finalen e sivjetme në Ligën e Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Atletiko Madrid, kështu që njohës të mirë të futbollit vendosën që pikërisht ai do të arbitrojë në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Portugalisë.

Edhe ndeshjen e debituesve të kampionateve evropiane, Uellsit dhe Irlandës së Veriut, të cilat e përbëjnë çiftin e dytë të së tetës së finales, do ta arbitrojë një anglez, Martin Etkinson, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Mihael Mularki dhe Stivn Çajlld.

Këto ndeshje të së tetës së finales do të luhen të shtunën në 15:00, 18:00 dhe 21:00, me radhë, Zvicra - Polonia, Uellsi - Irlanda e Veriut dhe Kroacia - Portugalia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail