Lëndohet Mesi, do të mungojë tre javë

Barcelonë, 22 shtator 2016 (MIA) - Lionel Mesi do të jetë jashtë fushave të blerta për tre javë pas një tërheqje muskulare në barazimin e Barcelonës me Atletiko Madridin me rezultat 2:2. 

Kështu së paku njofton ekipi katalonas përmes llogarisë zyrtare në Tuitter, ku sulmuesi u lëndua në minutën e 59-të pas një ndërhyrje të palejuar të Diego Godinit.

Ai u detyrua të humbasë ndeshjen kualifikuese të kombëtares argjentinase kundër Venezuelës për Kupën e Botës "Rusia 2018" shkaku i lëndimit të ijës, por ka luajtur në të gjitha pesë ndeshjet e skuadrës katalonase në La Liga, njofton Telegrafi.

Argjentinasi besohet se do të jetë i gatshëm për takimin e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, i cili zhvillohet më 19 tetor.

Para rikthimit, sulmuesi do të humbas sfidat kundër Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve, Sporting Gijon dhe Celta Vigo në La Liga dhe ndeshjet me Argjentinën kundër Perusë dhe Paraguait.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail