Cibona në grupin e ekipeve me dy fitore në Ligën ABA

Zagreb, 5 tetor 2016 (MIA) - Ekipi i Cibonës mbrëmë e arriti fitoren e dytë në Ligën ABA pasi që në kuadër të xhiros së dytë në mënyrë minimale e mposhti Mornarin me rezultat 91:89.

Nga dy fitore në xhirot filluese kanë: Cërvena Zvezda, Buduqnost dhe Partizan.

Cibona në pjesën më të madhe të ndeshjes pati epërsi, por Mornari në vetë përfundimin arriti të vijë deri te përparësia. Pikët vendimtare i shënoi Ante Zhizhiq i cili ishte i saktë nga linja e gjuajtjeve të lira, ndërsa Mornari nuk e realizoi sulmin e fundit.

Në duelet e tjera të xhiros së dytë:

MZT Skopje Aerodrom - Partizan 62:93,

FMP - Mega 98:84,

Cërvena Zvezda - Cedevita 88:64 dhe

Buduqnost - Zara 105:89.

Sonte në orën 20 në Shkup luajnë Karposh Sokoli dhe Igokea, derisa dueli Olimpia - Krka luhet më 5 dhjetor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail