Totenhem si mysafirë më i suksesshëm se Sauthempton

Sauthempton, 29 dhjetor 2016 (MIA) - Lojtarët e Totenhemit fituan tre pikë të rëndësishme në luftën për kreun e tabelës në Premier Ligë, pasi që mbrëmë, si mysafirë, me rezultat 4:1 e mposhtën Sauthemptonin.
Triumfi ka rëndësi të madhe, posaçërisht që nikoqiri kaloi në epërsi në minutën e 2-të me golin e Virxhin van Dajk. Totenhem barazoi në minutën e 19-të përmes Dele Ali. Në pjesën e dytë Hari Kejn, në minutën 52 solli epërsinë prej 2:1 për Totenhemin, ndërsa gjashtë minuta më vonë, lojtari i njejtë nuk shfrytëzoi penalltinë. Dy golat për konfirmim të fitores në finish i shënuan: Son Heung-Min në minutën 85 dhe Ali në minutën 87.
Totenhem me 36 pikë ndodhet në vendin e 5-të të tabelës, pas liderit Çellsi (46 pikë), Liverpull (40), Mançester Siti (39) dhe Arsenall (37), ndërsa është para Mançester Junajted (33). Sauthempton mbeti me 26 pikë dhe ndodhet në vendin e tetë të tabelës.
Ndeshjet e xhiros së 19-të do të luhen prej 30 dhjetorit deri më 1 janar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail