Garë e parë nacinale dhe ndërkombëtare në patinazh artistik

Shkup, 24 shkurt 2017 (MIA) - Sot dhe nesër në Shkup do të mbahet Gara e parë nacionale dhe ndërkombëtare në patinazh artistik në Maqedoni "Skopje on ICE 2017".
Gara ka karakter nacional, por edhe ndërkombëtar dhe në të do të marrin pjesë sportistë në disa kategori, përkatësisht në kategori të njohura ndërkombëtarisht; të rinj/të reja, Juniore, Seniore, si dhe në kategoritë për garuese më të reja Kadete C dhe B dhe në kategori interpretuese në pajtim me moshën e garueseve.

Dita e parë do të mbahet në kategoritë Të rinj, Interpretues B, dhe Interpretues C dhe A, ndërsa nesër në kategoritë Kadetë B, Të reja, Juniore dhe Seniore dhe Kadete C.
Në garë, krahas garueseve vendore, do të marrin pjesë edhe nga Republika e Serbisë, Republika e Sllovenisë, Republika e Greqisë dhe Mbretëria e Suedisë.
Do të ketë mbi 60 garuese, prej të cilave gjysma vendore, ndërsa të tjerat nga jashtë. Në garë do të ketë arbitra të njohur ndërkombëtarisht nga disa shtete të Evropës.
Garën e organizon Federata e Maqedonisë për sporte të patinazhit, në bashkëpunim me QS "Boris Trajkovski".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail