Leicesteri pa Ranierin fiton ndaj Liverpoolit

Shkup, 28 shkurt 2017 (MIA) - Kampioni i Premier Ligës, Leicester City, ka mposhtur Liverpoolin në kuadër të xhiros së 26-të me rezultat 3 me 1, në ndeshjen e parë pa Claudio Ranierin, të cilin e shkarkoi ditë më parë.
Heroi i vitit të shkuar Jamie Vardy shënoi dy gola për vendasit. Ai hapi serinë e golave në minutën e 28-të dhe e mbylli në të 60-n për Leicesterin. Goli i dytë u shënua nga Daniel Drinkwater në minutën e 39-të.
Goli i nderit i Liverpoolit u shënua nga Philippe Coutinho në minutën e 68-të.
Liverpooli mbetet në pozitën e pestë me 49 pikë në tabelë, një më pak se Arsenali që është i katërti e tri më pak se Manchester City që është i treti. “Të Kuqtë” tani rrezikojnë edhe pozitën e pestë, pasi Manchester United që është i gjashti në tabelë ka vetëm një pikë më pak me një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton "Koha Ditore".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail