Kasilas rekorder i ri sipas numrit të paraqitjeve në kupat evropiane

Torino, 15 mars 2017 (MIA) - Portieri spanjoll Iker Kasilas u regjistrua në historinë e futbollit si lojtari me më së shumti paraqitje në kupat evropiane.
Ai mbrëmë ishte në golin e Portos në ndeshjen nga LK me Juventusin, duke e shënuar paraqitjen e tij të 175-të në ndeshjet e kupave evropiane, me çka e tejkaloi ish-futbollistin e Milanit, Paolo Maldini, i cili mbeti në 174 paraqitje.
Kasilas edhe krahas rekordit, nuk do ta mbajë mend për të mirë ndeshjen me Juventusin, sepse Porto humbi me 1:0 dhe u eliminua në 1/8 e Ligës së kampionëve.
Në listën e të gjitha kohërave, pas Kasilas dhe Maldinit, janë Çavi (173), Klarens Sidorf (163), Raul Gonzales (161)...
Përveç Çavit, lojtarët tjerë më nuk janë aktivë profesionalisht në fushat e futbollit, por 37 vjeçari Çavi luan në Katar dhe vështirë se sërish do të luajë në kupat evropiane, që do të thotë se Kasilas edhe gjatë do të jetë futbollisti me më së shumti ndeshje në kupat kontinentale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail