Mesi nën përgjim nga qeveria Argjentinase

Shkup, 5 prill 2017 (MIA) - Sipas një raportimi sensacional nga Argjentina, Lionel Mesi po gjurmohet e përgjohet nga një spiun i qeverisë argjentinase.
Super ylli i Barcelonës, transmeton ATSH-ja, u dënua gjatë muajit korrik me 21 muaj burg dhe një gjobë prej mbi dy milionë euro për evazion fiskal, por një proces që vijon në apelim parashikohet të shmangë burgosjen e tij.
Një vit më parë emri i argjentinasit ishte lidhur edhe me skandalin e "Panama Papers". Në vijim të këtyre fakteve, "La nacion" pretendon se një agjent i qeverisë argjentinase, i njohur vetëm si "Agjenti G"” ka ndjekur vërdallë në mënyrë sekrete Mesin, duke mbajtur nën mbikëqyrje edhe financat e tij.
Është pjesë e një hetimi të gjerë mes njerëzve të elitës në Argjentinë, të përfshirë të gjithë në skandalin e "Panama Papers".
Përtej procesin në vijim në lidhje me evazionin fiskal, familja e pesë herë fituesit të "Topit të Artë", ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo formë përfshirje në të. Mesi dhe babai i tij, Jorge, kanë mohuar vazhdimisht çdo veprim të kundra ligjshëm dhe mbeten në pritje të vendimit të apelimit në një proces të gjatë.
Sipas ligjit spanjoll, çdo vendim për burgosje nën dy vite, mund të vuhet edhe në liri me kusht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail