Juventus në finale të Kupës së Italisë

Napoli, 6 prill 2017 (MIA) - Juventusi është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë, edhe krahas humbjes me rezultatin 3:2 nga Napoli në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të kësaj gare.
Gonzalo Higuain ishte i pari që shënoi në minutën e 32-të, duke iu kundërpërgjigjur tifozëve që e fishkëllenin gjatë gjithë kohës. Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.
Marek Hamsik e barazoi rezultatin në minutën e 53-të, por Higuain reagoi shpejt me një gol të bukur për ta rikthyer epërsinë në minutën e 59-të.
Dy minuta më vonë, Dries Mertes e barazoi sërish rezultatin pas një gabimi të portierit Neto, ndërsa Lorenzo Insigne në minutën e 67-të shënoi për fitore dhe kështu u dha shpresë vendasve.
Sidoqoftë, Napoli nuk arriti të shënonte edhe dy gola, sa i nevojiteshin për t’u kualifikuar, ashtu që në finale vazhdoi Juventusi.
Në finalen e 2 qershorit në Stadio Olimpico, Zonja e Vjetër do të luajë kundër Lazios.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail