Shkëndija kundër Pelisterit në finalen e Kupës së Futbollit të Maqedonisë

Manastir, 19 prill 2017 (MIA) - Ekipet e Shkëndijës dhe Pelisterit siguruan klasifikim në finalen e Kupës së Futbollit të Maqedonisë.
Futbollistët e Pelisterit vënë në dukje fitore me 1:0 kundër Bregallnicës në revansh ndeshjen e gjysmëfinales e cila pasdite u luajt në stadiumin "Tumbe kafe" në Manastir.
Pasi ndeshja e parë u luajt në Shtip përfundoi barazi 2.2, falë goditjes së brazilianit, Lukas Fereira Kardoso në minutën e 80-të. Pelisteri me rezultat të përgjithshëm 3:2 u klasifikua në finale.
Për ekipin e Pelisterit kjo është ndeshja e parë finale pas pauzës prej 16 viteve, pasi në vitin 2001 në finale e ka mposhtur Slloga Jugomagnat me 2:1.
Shkëndija e Tetovës do të ketë mundësi ta mbrojë trofeun e fituar vitin e kaluar, pasi në gjysmëfinale e eliminoi Vardarin. Edhe pse në revansh ndeshjen e sotme Vardari me golin e Darko Velkovksit në minutën e 60-të fitoi me 1:0, kjo megjithatë nuk u lejua të anulohet negativja nga ndeshja e parë në Shkup ku tetovarët fituan me 3:1.
Përndryshe kjo ndeshje e shënoi edhe ndërprerjen më të gjatë në gjysmën e parë të lojës, pasi gjyqtari Stavrev në mënyrë të arsyeshme iu dha kartona të kuq kapitenëve të dy ekipeve Gërnçarov dhe Hasani, pas çka ndodhi një rrëmujë e madhe në terren, por edhe tentimi i një pjese të tifozëve vendas për të hyrë në terren, pas çka mysafirët nga Shkupi u tërhoqën në dhomat e zhveshjes. Megjithatë në vazhdim ndeshja kaloi pa incidente.
Ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë, Shkëndija dhe Pelisteri do ta luajnë më 17 maj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail