Varshavë, 20 prill 2017 (MIA) - Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që u mbajt të Varshavë të Polonisë.
Në finale, Kelmendi e mposhti me Ippon, xhudisten ruse, Alesya Kuznetsova.
Ndërkaq, xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë, pasi mposhti xhudisten nga Bullgaria, Ivelina Ilieva.