Juventus dhe Real Madrid në luftë për trofeun kontinental

Kardif, 3 qershor 2017 (MIA) - Juventus dhe Real Madrid do të takohen sonte në Kardif, ku do të mësohet klubi më i mirë evropian për edicionin 2016/17.
Të dyja skuadrat kanë nga tetë fitore dhe dy barazime sa herë që kanë përballur me njëra-tjetrën.
Juventusi nuk ka shqetësime rreth lëndimeve të lojtarëve kryesor.
Massimilliano Allegri mund të vendosë formacionin më të fortë që ka në dispozicion në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Realit.
Allegri ka luksin të luajë me formacion 4-2-3-1, por edhe 3-4-2-1, të cilët i ka provuar gjatë këtij sezoni në garat evropiane për klube.
Nga Real Madrid, Gareth Bale është aftësuar për finalen e Ligës së Kampionëve, por kjo do të thotë një problem më tepër për Zinedine Zidane. Isco për momentin është lojtari më në formë te Reali.
Mbetet të shihet se cili prej tyre do të startojë, megjithëse tifozët kërkojnë që spanjolli të luajë para uellsianit.
Daniel Carvajal është përfshirë gjithashtu në skuadër dhe ka mundësi të filloi nëse është i gatshëm
Real Madridi është duke kërkuar që të bëhet skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që do ta fitonte rresht trofeun e çmueshëm, të quajtur ‘veshgjati’.
Në anën tjetër, italianët kanë pranuar vetëm tre gola gjatë gjithë sezonit dhe dëshirojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996.
Kampioni aktual italian ka humbur gjashtë herë finalen e Ligës së Kampionëve, më shumë se çdo kush tjetër.
Pritet të shihet se a do të triumfojë më në fund Buffon apo do të shkruaj historinë Real Madridi i Kristiano Ronaldos.
Vazhdimet dhe penalltitë mund të jenë mënyra e vetme për të vendosur rezultatin e kësaj përfundimi, shkruan Telegrafi. mp/14:21
###

.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail