KE në futboll Y-21: Maqedonia humb në duelin me Portugalinë

Gdinjë, 24 qershor 2017 (MIA) - Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll deri në 21 vjet mbrëmë humbi në duelin me Portugalinë prej xhiros së 3-të të grupit B të Kampionatit evropian në Poloni. Portugalia e cila në kampionatin paraprak ishte finaliste e fitoi Maqedoninë me 4:2 (2:1), por kjo ishte e pamjaftueshme si e plasuar në pozitë të dytë të kalojë në gjysmëfinale pasi që Sllovakia nga grupi A ka numër të njëjtë të pikëve si edhe Portugalia - 6 dhe dallim më të mirë në gola (+3).
Portugalia shënoi pas dy minutash me golin e Edgar Ie, ndërsa në minutën e 22 Burma e rriti epërsinë në 2:0. Enis Baradi e zvogëloi epërsinë e Portugalisë në minutën e 40-të. Portugalia drejt rezultatit prej dy golash arriti në minutën e 57 përmes Daniel Podense. Kire Markoski në minutën e 80 e uli epërsinë me 3:2, ndërsa rezultatin përfundimtar prej 4:2 e vendosi Bruma në 90+1 minutë.
Në duelin e dytë të grupit Spanja e fitoi Serbinë me 1:0, ndërsa golashënues ishte Denis Suarez në minutën e 38-të.
Tabela: Spanja 9 pikë, Portugalia 6 (+2), Serbia 1, Maqedonia 1.
Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 3 prej grupit C: Çekia - Danimarka dhe Italia - Gjermania.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail