Turku Guliev kampion botëror në 200 metra në Londër

Londër, 11 gusht 2017 (MIA) - Ramil Guliev nga Turqia është kampion i ri botëror në 200 metra, pasi mbrëmë në finalen në Kampionatin botëror në atletikë, që mbahet në Londër, ishte më i shpejti me 20.09 sekonda.
Ai për dy të qindat ishte më i shpejtë se Vejd Van Nikerik nga Afrika e Jugut dhe Xherem Riçards nga Trinidad dhe Tobago.
Guliev (27), Turqisë ia solli medaljen e parë të artë nga kampionatet botërore. Van Nikerk sipas foto finishit ishte më i shpejtë se Riçards dhe e fitoi vendin e dytë.
Në garën në 400 metra me pengesa te gratë, dy vendet e para u takuan amerikaneve. Medaljen e artë e fitoi Kori Karter me kohë 53.07 sekonda, medalja e argjentë i takoi Dalila Muhamad me kohë 53.50 sekonda, ndërsa si e treta në cak arriti Ristana Trejsi nga Xhamajka.
Sot në sesionin e mbrëmjes të ditës së tetë të kampionatit në program janë katër dispilina finale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail