Basketbollistët e Kosovës do të përfshihen në kualifikimet për KB "Kina 2019"

Prishtinë, 20 gusht 2017 (MIA) - Basketbollistët e Kosovës i kanë mposhtur ata të Estonisë në ndeshjen e fundit parakualifikuese për Kampionatin Botëror, "‘Kina 2019" me rezultatin (75-69) dhe do të përfshihet në kualifikimet për këtë garë të madhe të basketbollit botëror.
Përfaqësuesja e Kosovës e nisi mirë çerekun e parë të lojës, me angazhim të të gjithë lojtarëve dhe ia doli që ta mbyllte me avantazh.
Pas dhjetëminutëshit të parë, epërsia e skuadrës nikoqire ishte dy pikë më shumë (24:22).
Përpjekjet e vendasve vazhduan edhe në çerekun e dytë, megjithëse pati një rënie të ritmit të lojës dhe këtë gjë e shfrytëzuan mysafirët.
Estonia ia doli që të kalonte për herë të parë në epërsi, ndërkohë që basketbollistët kosovarë patën një ngecje në këtë periudhë.
Në këtë mënyrë, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll shkoi në pushim me disavantazh prej tri pikësh (35:38).
Edhe pse gjatë çerekut të tretë, skuadra kosovare kishte vështirësi që të arrinte te pikët e nevojshme, Dardan Berisha pati një moment shumë efektiv duke bërë që Kosova ta përmbyste rezultatin dhe të kalonte në epërsi.
Në fund të dhjetëminutëshit të tretë, përfaqësuesja nikoqire kishte epërsi prej dy pikësh (54:52). Kështu që gjithçka u vendos në pjesëlojën e fundit.
Çereku i katërt dhuroi një luftë të madhe ndërmjet të dyja skuadrave. Basketbollistët kosovarë që e kërkonin me ngulm fitoren, ndërkohë as estonezët nuk lëshonin pe.
Një lojë fantastike e basketbollistëve të Kosovës në çastet e fundit të ndeshjes dhuruan spektakël dhe emocion te publiku në sallë dhe ata që e shikonin ndeshjen përmes ekranit.
Dhe loja e bukur ia siguroi Kosovës pjesëmarrjen në kualifikimet për Kampionatin Botëror, "Kina 2019".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail