Mançester Siti dhe Everton luajtën pa fitues

Mançester, 22 gusht 2017 (MIA) - Ndeshja e fundit nga xhiroja e 2-të nga Premier Liga e cila u luajt mbrëmë midis Mançester Siti dhe Everton përfundoi pa fitues 1:1 (0:1). Dy ekipet duelin e përfunduan me nga 10 lojtarë për shkak të përjashtimeve.
Ekipi i Evertonit ka udhëhequr në minutën e 35-të me golin e Vejn Runi, që për të ishte goli i 200-të në Premier Ligën. Në minutën e 44-të për shkak të kartonit të dytë të verdhë Karl Voker nga Mançester Siti u përjashtua.
Në pjesën e dytë, ekipi nikoqir dhe me një lojtar më pak kishte dominim, ndërsa golin për barazim e arriti Rahim Sterlin në minutën e 82-të. Lojtari i Eventon, Morgan Shnajderlin u përjashtua për shkak të kartonit të dytë të verdhë në minutën e 88-të.
Dy ekipet fituan nga një pikë dhe tani me nga katër pikë janë në ndarjen nga vendi i katërt deri në vendin e tetë së bashku me ekipet e Votford, Liverpul dhe Sautempton.
Në tre vendet e para të tabelës me arritje maksimale - 6 pikë për Mançester Junajted, Hadersfild dhe VBA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail