Sllovenia kampion i ri në basketboll

Stamboll, 18 shtator 2017 (MIA) - Reprezentacioni slloven në basketboll për herë të parë në historinë e vet e fitoi trofeun e kampionit në një kampionat kontinental. Mbrëmë në Stamboll, Sllovenia e e udhëhequr nga Goran Dragiçi i shkëlqyer, e fitoi Serbinë me rezultat 93:85.
Finalja e Eurobasket 2017 solli basketboll të mirë me ngritje dhe rënie të të dy seleksioneve që në fund me shumë meritë të gëzohen sllovenët.
Pas 10 minutave të para, Serbia kishte epërsi me 22:20, por në të çerekun e dytë, basketbollistët sllovenë shënuan 36 pikë të pabesueshme përkundër 25 pikëve të kundërshtarit. Ky dallim prej 11 pikëve në pjesën e dytë u tregua si kyç në fund. Serbët u afruan në periudhën e tretë, ndërsa para fundit kishin edhe epërsi, gjithashtu edhe në çerekun e fundit kur kishin rezultat 78:77. Atëherë Sllovenia përmes Prepeliçit e ktheu rezultatin në favor të saj dhe deri në fund nuk e lëshoi.
Goran Dragiç me 35 pikë ishte lojtari më efikas në ekipin slloven, Klemen Dragiç shënoi 21. Ekstra i talentuari Lluka Donçiç u lëndua 15 minuta para fundit edhe nuk e përfundoi ndeshjen.
Në reprezentacionin serb lojtari më efikas ishte Bogdan Bogdanoviq me 22 pikë.
Me rezultat të njëjtë, 93:85 përfundoi edhe ndeshja për vendin e tretë të KE, në të cilin Spanja e mposhti Rusinë dhe e fitoi medaljen e bronztë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail