Pranon fajin, Rooney dënohet me dy vjet heqje të patentës dhe me 100 orë punë për shërbimet sociale

Londër, 18 shtator 2017 (MIA) - Sulmuesi i Evertonit, Wayne Rooney, është dënuar sot nga gjykata e "Stockport" me dy vjet heqje patente, pasi është kapur duke ngarë makinën në gjendje të dehur në fillim të shtatorit.
Në datën 1 shtator, 31-vjeçari u arrestua nga policia në "Wilmslow", në Cheshire, për të dalë më pas në lirim me kusht.
Gjykata në periferi të Manchester e ka dënuar gjithashtu lojtarin me 10 orë punë për shërbimet sociale në javë për një periudhë prej 12 muajve. Ndërkohë, sipas mediaве britanike, Rooney do të dënohet edhe nga Evertoni me 300 mijë paund gjobë.
Rooney, muajin e kaluar deklaroi tërheqjen nga kombëtarja angleze pas 14 vitesh, pasi u bë shënuesi më i mirë në historinë e “Tre luanëve” me 53 gola të shënuara. Ai u formua si futbollist tek Evertoni, por në vitin 2004 u transferua te Manchester United, ku qëndroi për 13 sezone. Këtë verë u kthye tek Evertoni, ndërkohë që këtë fundjavë u përball me ish-skuadrën e tij në “Old Trafford”, ku “djajtë e kuq” fituan thellë 4-0.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail