Mascherano konfirmon pensionimin nga Argjentina pas Kupës së Botës

Buenos Aries, 13 tetor 2017 (MIA) - Veterani argjentinas, Javier Mascherano ka konfirmuar se do të tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës pas Kupës së Botës "Rusia 2018".
Mascherano, i cili ka bërë plot 139 paraqitje – vetëm katër më pak nga rekordi i të gjitha kohërave për kombëtaren të mbajtur nga Javier Zanetti, ka thënë se ‘Rusia 2018’ do të shënojë fundin e karrierës së tij ndërkombëtare.
"Cikli im në ekipin kombëtar përfundon në Rusi", ka thënë fillimisht 33-vjeçari i Barcelonës për TyC Sports.
Mascherano është përdorur në mesfushë dhe mbrojtje për Argjentinën, të cilët luftuan në kualifikime dhe ishin në rrezik të humbasin Kupën e Botës përpara heroizmit të Messit.
Ish-mesfushori i Liverpoolit tha se shpreson të jetë në Rusi, por shtoi se ky është një vendim që merret nga trajneri Sampaoli.
"Vendimet merren nga trajneri dhe ai do të vendosë nëse unë jam në Rusi apo jo".
"Do të përpiqem në këto gjashtë ose shtatë muaj që të përgatitem dhe të jem në gjendje të mirë. Sampaoli do të vendosë. Kam shumë respekt për vendimet që bëjnë trajnerët", përfundoi Mascherano.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail