Totenhem përmes Realit deri në të tetën e finales në LK (video)

Londër, 2 nëntor 2017 (MIA) - Futbollistët e klubit londinez Totenhem kanë mposhtur me rezultat 3:1 Real Madridin në kuadër të xhiros së katërt në Grupin H të Ligës së Kampionëve, për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e ardhshme.

Dele Alli realizoi dy golat e parë ndaj kampionit evropian. Anglezi fillimisht shënoi në minutën e 27-të, ndërsa golin e dytë e realizoi në minutën e 56-të. Nëntë minuta pas tij shënoi Kristian Eriksen, ndërsa për Realin shënoi Kristiano Ronaldo në minutën e 80-të.
Në Grupin H, Totenhemi ka grumbulluar dhjetë pikë dhe mban pozitën e parë me tri pikë para Real Madridit. Dortmundi dhe APOEL-i janë në dy pozitat e fundit me nga dy pikë.

Rezultate xhiroja e 4-të LK segmenti E-H:
Grupi E: Liverpul - Maribor 3:0, Sevilja - Spartak Moskë 2:1.
Grupi F: Napoli - Mançester Siti 2:4, Shahtjor Donjeck - Feenord 3:1.
Grupi G: Beshiktash - Mohano 1:1, Porto - Lajpcig 3:1.
Grupi H: Borusia Dortmund - APOEL 1:1, Totenhem - Real Madrid 3:1.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail