Mbi 2.000 shqiptarë në Beograd në ndeshjen Skënderbeu - Partizani

Preshevë, 1 nëntor 2017 (MIA) - Mbi 2.000 shqiptarë pritet të arrijnë sonte në Beograd në ndeshjen Skënderbeu - Partizani, ku pritet një ndeshje e "zjarrtë" mes kuqezinjëve dhe bardhezive serbë në kryeqytetin serb, njofton agjencia e lajmeve "Presheva jonë".
Interesimi i tifozëve shqiptarë eshte tejet i madh nga kater anët a Ballkanit, jo vetme nga Shipëria, Kosova, Maqedenia, Mali i Zi dhe Presheva.
Në pamje të parë duket një lajm spekulativ, kur UEFA ka ndaluar që tifozët miq të jenë të pranishëm, ashtu si serbët që nuk udhëtuan në Elbasan. Por sipas “Presheva Jonë”, grupe të organizuara tifozësh të Luginës së Preshevës do të ndërmarrin këtë nismë për t’i treguar ekipit korçar se ka mbështetje edhe në Serbi dhe nuk duket ta ndjejë kurrsesi veten vetëm. Shteti serb nuk u ka lejuar tifozëve shqiptare të blejnë bileta për ndeshjen në fjalë, pavarësisht interesimit të madh. Në këtë mënyrë, ata janë organizuar në mënyra të tjera për të treguar dashurinë e tyre për flamurin shqiptar të cilin do ta valëvisin në kryeqytetin e Serbisë, edhe pse jo në stadium.
Agjencia e lajmeve “Presheva jonë”, në kontakt me klubet sportive dhe shoqata të tjera shqiptare në Luginën e Preshevës, ka mësuar se nesër në Beograd do të valëvisin flamurin kuqezi edhe mbi 2.000 mijë shqiptarë nga tri komunat (Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë) së bashku me shqiptarët e Vranjës, Nishit bashkë me ata në Beograd.
Në fakt, vështirë se policia serbe do të lejojë të valëvitet ndonjë flamur shqiptar nesër në Beograd, nisur dhe nga tensionet që shoqërojnë përplasjet shqiptaro-serbe në përgjithësi. Mundet që jeta e tifozëve nga Presheva të vihet në rrezik. Por organizimi i tyre duket mjaft kurajoz.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail