Plotësohen të gjitha ekipet e kualikuara në fazën e ardhshme të Ligës së kampionëve

Shkup, 7 dhjeor 2017 (MIA) - Mbrëmë përfundoi faza e grupeve në Ligën e Kampioneve në fudboll dhe me këtë u kompletua lista me ekipet që do të vazhdojnë më tutje në fazën e eliminimeve.
Tetë ekipeve të kualifikuara më herët, u shtohen edhe tetë të tjera nga katër grupet, ekipet e të cilave ndeshjet e tyre i zhvilluan mbrëmë.
Në grupin E, Liverpuli dhe Sevilja, siguruan nga një biletë për në fazën tjetër.
Grupi F është pa Napolin, i cili e zuri vendin e tretë, ndërsa Mançester Siti zuri vendin e parë dhe Shaktari i Donjetskut doli si i dyti në grup.
Beshiktashi dhe Porto ishin skuadrat e kualifikuara nga grupi G, ndërsa grupi H i kishte mbyllur llogaritë që më parë, me Totenhemin dhe Realin që zunë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë, ndërsa Dortmundi do të vazhdojë aventurën në Europa Ligë.
Lista me të gjitha ekipet e kualifikuara: Bajern Munih, PSG, Roma, Mançester Junajted Bazel, Çelsi, Barcelona, Juventus, Liverpul, Sevilja, Mançester Siti, Shakhtar Donjetsk, Beshiktash, Porto, Totenhem, Real Madrid.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail