KE 2020: Hapja në Romë, finalja në Londër

Nion, 7 dhjetor 2017 (MIA) - Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka publikuar listën përfundimtare të qyteteve ku do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Evropian në vitin 2020.
Për shkak të problemeve me ndërtimin e stadiumit të ri, Brukseli ku duhej të luheshin katër ndeshje u përjashtua. UEFA vendosi që këto ndeshje do të luhen në Uembli të Londrës. Stokholmi dhe Kardifi përmenden gjithashtu si zëvendësim për Brukselin, por UEFA këto ndeshje "ia ndau" Londrës, ku do të luhen gjithsej shtatë ndeshje.
"Koncepti i vendosjes së KE në 13 vende të ndryshme është projektuar në mënyrë që vendet më të vogla si Uellsi të kenë mundësinë unike për të marrë pjesë në organizimin e një turneu të madh. Prandaj, ne jemi të pikëlluar dhe të zhgënjyer me vendimin e UEFA-s", theksojnë prej Lidhjes së Futbollit të Uellsit.
KE do të luhet në 12 qytete (Londër, Mynih, Romë, Baku, Shën Petërburg, Kopenhagë, Amsterdam, Bukuresht, Glasgou, Dublin, Bilbao Budapest)
UEFA vendosi që hapja të jetë në Romë ndërsa më parë u bë e ditur se gjysmëfinalja dhe finalja do të luhen në Londër. Janë përcaktuar edhe nikoqiret në grupe:

Grupi A - Romë dhe Baku
Grupi B - Shën Petërburg dhe Kopenhagë
Grupi C - Amsterdam dhe Bukuresht
Grupi D - Londër dhe Glasgou
Grupi E - Bilbao dhe Dublin
Grupi F - Mynih dhe Budapest
1/8 e finales - Kopenhagë, Bukuresht, Amsterdam, Dublin, Bilbao, dhe Glasgou.
1/4 e finales - Mynih, Baku, Shën Petërburgu, Romë
Gjysmëfinalja dhe Finalja - Londër.
Qytetet dhe Stadiumet
Amsterdam - Juhan Krojf Arena (56,000 shikues)
Baku - Stadiumi Olimpik (68,700)
Bilbao - San Mames (68,000)
Bukuresht - Arena Kombëtare (55,600)
Budapest - Stadiumi i Ferenc Puskas (38,650)
Kopenhagë - Stadiumi Parken (51,700)
Dublin - Stadiumi Aviva (53,330)
Galzgou - Hampden Park (52,063)
Londër - Uembli (90,000)
Mynih - Arena Allianc (75,000)
Romë - Olimpiko (72,698)
Shën Petërburg - Stadiumi Krestovski (68,134).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail