UEFA me masa të reja për zvogëlimin e dallimeve midis klubeve të varfra dhe të pasura

Nion, 23 janar 2018 (MIA) - Kryetari i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, i prezentoi planet e udhëheqësisë për tejkalimin e dallimeve midis klubeve të pasura dhe të varfra, me qëllim që të bëhet një balancë në futbollin evropian.
Sipas sllovenit, është bërë e papranueshme që klubet më të pasura t'i tërheqin lojtarët më të mirë dhe me këtë ta shkatërrojnë konkurrencën.
"Duhet ta ndalojmë këtë fenomen", deklaroi Çeferin për Telegrafin britanik.
Ai planifikon një sërë takimesh me pronarët e klubeve më të mëdha të kontinentit që të diskutojnë për disa kufizime për pagat e lojtarëve dhe për përfitimin e agjentëve të tyre.
"Klubet të cilat nuk i respektojnë rregullat do të detyrohen të paguajnë tatim luksoz", tha Çeferin.
UEFA, gjithashtu, planifikon t'i plotësojë rregullat për fer-plejin financiar me kërkesë që dallimi midis përforcimeve dhe lojtarëve të shitur të mos tejkalojë 100 milionë euro.
Gjithashtu, planifikohet të kufizohet numri i lojtarëve të huazuar që të shmanget situata në të cilën ndodhet Çelsea, e cila ka kontratë me mbi 50 futbollistë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail