Zhiru: Mezi pres të luaj, jam krenar që jam te Çelsi

Londër, 1 shkurt 2018 (MIA) - Sulmuesi francez, Olivie Zhiru е kompletoi kalimin e tij te Çelsi në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Francezi nuk e ka parë veten pjesë të Arsenalit pasi "Topçinjtë" konfirmuan transferimin e Obamejangut, dhe ai menjëherë kaloi te Çelsi, një transferim që e detyroi Miçi Baçuajin të kalojë në Borusia Dortmundit. Vet Zhiru tashmë është prezantuar si lojtar i ri i "Bluve" dhe pritet menjëherë të fillojë përgatitjet me skuadrën.
"Çelsi është një prej klubeve më të mëdha në Ligën Premier. Ata kanë fituar më së shumti trofe në gjashtë – shtatë vitet e fundit. Është klub i madh dhe jam krenar për Çelsin", u shpreh Zhiru për faqen zyrtare.
Drejtoresha e Çelsit, Marina Granovskaja u shpreh e ngazëllyer për transferimin.
"Olivier është një talent i dëshmuar në nivelin më të lartë dhe ne jemi të kënaqur që mund ta quajmë lojtar të Çelsit. Ai është transferim fantastik", shtoi drejtoresha e "Bluve".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail