Barcelona mposht Valencian në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës

Barcelonë, 2 shkurt 2018 (MIA) - Barcelona ka mundur Valencian në Kamp Nou në ndeshjen e parë në kuadër të Kupës së Spanjës me rezultatin minimal 1:0.
Pjesa e parë e takimit u dominua totalisht nga ekipi katalonas, të cilët rrezikuan disa herë portën e mysafirëve.
Megjithatë, falë portierit të mysasfirëve, Barcelona nuk arriti të shënojë dhe 45 minutat e parë mbeten me porta të paprekura.
Në pjesën e dytë, Barcelona, përmes Lionel Mesit pati dy raste të mira për gol (48′, 62′), por ato u penguan nga portieri i Valencias.
Por, goli i Barcelonës nuk vonoi dhe ai erdhi në minutën e 67-të, ku pas asistimit të Mesit, ishte Luis Suarez, i cili shënoi me kokë për 1:0.
Deri në fund të ndeshjes, Barcelona provoi të dyfishoj epërsinë edhe me anë të Kutinjos (74′) dhe Mesit (76′), por shifrat mbeten të njëjtat dhe në fund katalonasit fituan me rezultat minimal 1:0.
Ndeshja e kthimit në Mestalla zhvillohet më 8 shkurt.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail