Mesi i zgjodhi tre kandidatë për Topin e Artë

Barcelonë, 3 shkurt 2018 (MIA) - Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi tashmë i ka zgjedhur kandidatët e tij për ta fituar Topin e artë, edhe pse akoma është në fillim të vitit kalendarik.
Sipas argjentinasit i cili së bashku me Kristiano Ronaldon dominojnë në skenën botërore të futbollit dekadën e fundit, në garën për futbollistin më të mirë do të hyjnë Luis Suarez, Kilian Mbape dhe Nejmari.
"Këta janë tre futbollistë të shkëlqyer dhe ndonjëri prej tyre mund ta fitojë çmimin. Viteve të fundit vetëm dy persona e kemi marrë këtë çmim, por në botë ka shumë lojtarë të shkëlqyer, ndërsa të tillë janë edhe ata që i përmenda më lartë", tha Mesi.
I fundit i cili ka arritur ta fitojë Topin e artë para "epokës" së Mesit dhe Ronaldos është Rikardo Kaka në vitin 2007. Më pas nga pesë herë çmimi shkoi te yjet e para të Barcelonës dhe Real Madridit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail