Çelzi dhe Barcelona barazim, Baern siguroi çerekfinale

Londër, 21 shkurt 2018 (MIA) - Çelzi dhe Barcelona kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e parë të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, duke mbetur që të dy skuadrat të kërkojnë kualifikimin në ndeshjen tjetër.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin e Uillian në minutën e 62’, ndërsa Leo Mesi shënoi për 1:1 në minutën e 75’.
Ndeshja e kthimit dhe vendimtare që siguron kualifikimin në çerekfinale zhvillohet pas tre javësh në Camp Nou.
Ndërsa Baern Minhen ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve, duke mposhtur në ndeshjen e parë Beshiktashin 5:0
Skuadra gjermane ka deklasuar turqit e Beshiktashit me rezultat 5:0, duke bërë kështu një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Baern shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë, pasi Beshiktas nga minuta e 16 ishte me një lojtar më pak pas largimit me karton të kuq të Domogoj Vida.
Golat për Baernin i shënuan Miller dy, Koman dhe Robert Levandovski dy.
Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas tre javësh në stadiumin e Beshiktasit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail