Kurtoa në takime me drejtorin e sportit të PSZH-së

Paris, 21 mars 2018 (MIA) - Drejtori sportiv i Pari Sen Zherman, Antero Enrike ka qenë në Londër, ku është takuar me portierin e Çellsit, Tibo Kurtoa, pohon "Parizien".
Britaniku njëzet e pesë vjeçar ka marrëveshje me "blutë" deri në verë të vitit 2019, ndërsa në muajt e fundit disa herë paralajmëroi se do të dëgjonte ofertë eventuale nga Real Madridi, sepse zemra e tij është në kryeqendrën spanjolle. Familja e tij ende jeton në Madrid, ku ai para disa viteve luajti me bluzën e Atletikos.
Njëkohësisht, Kurtoa pohoi se ndjehet i lumtur në Çellsi dhe negocion për kontratë të re.
Sipas mediave të Ishullit nga "Stemford brixh", i kanë ofruar portierit rrogë prej 200.000 stërlina në javë, që ta vazhdojë kontratën. Megjithatë, Kurtoa nuk ngutet me përgjigje.
Nga PSZH kanë dashur të kuptojnë nëse belgu do të kishte interes të kalojë tek "Park de Prens". Kurtoa është përgjigjur se do të mendojë për të ardhmen e tij, por pas fundit të sezonit, pohon "Parizien".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail