"Dëbimi" për 10 vite nga UEFA, Skënderbeu: E prisnim, apelojmë në KAS

Korçë, 30 mars 2018 (MIA) - Pasi është njohur me vendimin i UEFA-s, për përjashtimin me 10 vite të Skënderbeut nga kompeticionet evropiane, ka reaguar edhe klubi korçar duke theksuar se vendimi i organit juridik të UEFA-s pritej të ishte i tillë, pasi vetë procedimi në këtë institucion paraqet të meta serioze.
Klubi i Skënderbeut përmes faqes zyrtare në Fejsbuk bën me dije se do të apelojë vendimin si në Gjykatën arbitrazhe të sportit (KAS), po ashtu edhe në Gjykatën e lartë federale zvicerane.
"Përpara këtij vendimi, e vetmja mënyrë për Klubin futbollistik Skënderbeu për të mbrojtur punën shembullore të klubit dhe krenarinë e komunitetit sportiv korçar e kombëtar mbetet apelimi në KAS dhe në Gjykatën e lartë federale zvicerane", thuhet në reagimin e Skënderbeut, transmeton Top-Channel.
Më tej në reagim theksohet se: "Është e qartë për të gjithë shqiptarët se drejtësia sportive e UEFA-s është tërësisht në funksion të interesave striktërisht private të këtij institucioni dhe të partnerëve të tij”.

"Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s sot shpalli vendimin për përjashtimin e KF Skënderbeut nga kompeticionet evropiane për një periudhë 10 vjeçare dhe caktimin e një mase disiplinore financiare në vlerën 1 milionë euro. Siç ishte paralajmëruar nga ana jonë më datë 21 Mars 2018, vendimi i organit juridik të UEFA-s pritej të ishte i tillë, pasi vetë procedimi në këtë institucion paraqet të meta serioze në lidhje me parimin e pavarësisë institucionale dhe garantimin e të drejtave procedurale të palëve", qëndron në reagimin e Skënderbeut.
Përpara këtij vendimi, e vetmja mënyrë për KF Skënderbeun për të mbrojtur punën shembullore të klubit dhe krenarinë e komunitetit sportiv korçar e kombëtar mbetet apelimi në KAS dhe në Gjykatën e Lartë Federale Zvicerane. Është e qartë për të gjithë shqiptarët se drejtësia sportive e UEFA-s është tërësisht në funksion të interesave striktërisht private të këtij institucioni dhe të partnerëve të tij.
Krenarë për sukseset historike, të cilat janë produkt i meritave, mundit dhe sakrificave tona, KF Skënderbeu mbetet besimplotë se drejtësia e pavarur sportive ose civile do të konfirmojë pafajësinë tonë dhe do të rrëzojë vendimin absurd të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s. Çmojmë se e vetmja arritje e UEFA-s përmes këtij procesi është vrasja e kredibilitetit dhe integritetit të këtij institucioni në komunitetin sportiv ndërkombëtar, shtohet më tej në reagim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail