Shkëndija e mundi Vardarin dhe tani gjendet një pikë nga titulli

Shkup, 18 prill 2018 (MIA) - Shkëndija në Shkup e mundi Vardarin me rezultat 2:3 në xhiron e 28-të të Ligës së Parë dhe u afrua vetëm një pikë nga shpallja zyrtare kampion i Maqedonisë.
Ndeshja që nga fillimi ishte dinamike me kthesa.
Besart Ibraimi me gol në minutën e gjashtë solli epërsi prej 0:1 për Shkëndinë, por pastaj Vardari e ndërmori iniciativën.
Me golin e Bojan Kolevskit në minutën e 42-të barazoi, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ndaj Hofhanes Hambarxujman u shkaktua penallti, të cilën me sukses e realizoi Dejan Bllazhevski dhe solli avantazh prej 2:1 për Vardarin.
Në minutën e 52-të Ibraimi me gol nga gjuajtja e lirë barazoi (2:2), ndërsa gjashtë minuta më vonë Visar Musliu shënoi për fitore 2:3 për Shkëndinë.
Pas fitores së sotme Shkëndija ka 69 pikë, 23 më shumë se Vardari në tetë xhiro deri në fund të kampionatit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail