Shkëndija kampion i ri i Maqedonisë

Tetovë, 23 prill 2018 (MIA) - Shkëndija edhe zyrtarisht është kampioni i ri i Maqedonisë, pasi në Tetovë e mposhtën Shkupin me rezultat 2:0 në xhiron e 29-të të Ligës së parë të futbollit të Maqedonisë.
Për klubin nga Tetova ky është titulli i dytë në historinë e tyre dhe e siguruan shtatë xhiro para fundit të këtij sezoni.
Shkupi u përmbajt në pjesën e parë dhe nuk pësoi asnjë gol, por më pas Marjan Radeski në minutën e 63-të dhe Besar Ibraimi në minutën e 82-të shënuan gola për fitore me rezultat 2:0 të Shkëndijës.
Ndërkaq, Pobeda nga Prilepi me rezultat 2:0 e fitoi Vardarit.
Rabotniçni bindshëm e mposhti Pelisterin me rezultat 4:0 dhe e vazhdoi betejën e vet për vend në Evropë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Rabotniçki realizoi katër gola.
Sileksi e fitoi Renovën me rezultat 1:0 në Kratovë, ndërsa Akademia Pandev triumfoi me rezultat 2:0 kundër Skopjes, në ndeshjen që u luajt në Kërçovë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail