FIFA dëshiron reforma në Kampionatin Botëror të Klubeve

Cyrih, 10 maj 2018 (MIA) - Përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) realizuan takim me shtatë klubet më të mëdha evropiane, në mesin e të cilave Real Madridi dhe Mançester Junajtedi, që të shqyrtohet oferta për reforma në Kampionatin Botëror të Klubeve, shkruan gazeta "Nju - Jork tajms".
Përfaqësues të Realit, Junajtedit, Mançester Sitit, Barcelonës, Bajernit dhe Juventusit ishin ftuar në takimin i cili u mbajt në selinë e FIFA-s në Zvicër.
Sipas kumtesës zyrtare nga ana e nikoqirëve, "diskutimi ka mundësuar që të shqyrtohet reforma e plotë në Kampionatin Botëror të Klubeve dhe zhvillim i modelit të ri, i cili do të jetë në interes për gjithë opinionin e futbollit".
Propozimi megjithatë nuk ka marrë mbështetje të plotë dhe kundër tij janë deklaruar madje edhe UEFA. Shkaku është se kalendari futbollistik do të rritet në kohë, kur kërkohet zvogëlim i ndeshjeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail