Atletiko triumfoi në Ligën e Evropës

Lion, 17 maj 2018 (MIA) - Atletiko Madrid për herë të tretë në historinë e vet e fitoi Ligën e Evropës, pasi që mbrëmë në Lion e mposhti Olimpik Marsejin me 3:0 në finalen e turneut të dytë sipas prestigjit në Kontinentin e vjetër.
"Jorganxhitë" triumfuan sërish në garën pas sukseseve në vitin 2010 dhe 2012.
Në hero të madh për ekipin nga Madridi u shndërrua Antoan Grizman. Francezi shënoi dy gola, përderisa kapiteni Gabi shtoi edhe një.
Atletiko sërish ishte pa trajnerin e vet, Diego Simeone. Specialisti argjentinas është i dënuar pas reagimeve të tij të ashpra në ndeshjen e parë të gjysmëfinales kundër Arsenalit dhe i shikoi ndeshje nga lozha.
Nga ana tjetër, Marsej humbi finalen e tretë në Evropë pas vitit 1999 nga Parma (0:3) për Kupën e UEFA-së dhe 2004 nga valensia (0:2) në turnenë e njejtë.
Ata nuk arritën të bëhen fituesi i parë francez i turneut, përderisa "jorganxhinjtë" shkruan fitoren e parë në Francë pas 57 viteve dhe sërish triumfuan në arenën evropiane pas dy humbjeve në finalen e Ligës së kampionëve nga rivali i qytetit Reali.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail