Bufon pas 17 vitesh largohet nga Juventusi

Romë, 17 maj 2018 (MIA) - Legjenda e Juventusit, Xhanluigji Bufon ka zyrtarizuar largimin e tij nga Juventusi pas përfundimit të këtij sezoni dhe ndihet i lumtur për çdo ditë të kaluar me fanellën e skuadrës italiane.
Bufon në Juventus u transferua nga Parma në vitin 2001 dhe që nga atëherë ka 875 ndeshje zyrtare.
Ai gjatë këtyre 17 viteve me fanellën e bardhezinjve ka fituar nëntë herë titullin e Serie A, një herë atë të Serie B, katër herë Kupën e Italisë dhe pesë herë Superkupën e Italisë.
Megjithatë, si çdo fillim ka edhe një fund dhe kështu edhe Bufon ka vendosur të largohet nga Juventusi pas "një jete të tërë" të kaluar me Zonjën e Vjetër.
"Është një ditë shumë emocionuese për mua dhe jam këtu pas një udhëtimi të jashtëzakonshëm dhe të mrekullueshëm, të ndarë me njerëz që kanë pasur shumë kujdes për mua. Për këtë, unë gjithmonë jam përpjekur të bëj çmos. E shtuna do të jetë ndeshja ime e fundit për Juventusin dhe ta përfundoj këtë udhëtim me dy trofe dhe me presidentin dhe të gjithë botën e Biankonerëve nga ana ime, do të jetë shumë e veçantë", tha Bufon.
Ai shtoi se është krenar që ka luajtur deri më tani në maksimumin e aftësisë së tij, me shfaqje që i përshtaten si atij, ashtu edhe këtij klubi.
"Unë e marr këtë vendim në një gjendje të qetë dhe të lumtur, e cila nuk duhet të merret si e mirëpritur për një sportist. Nëse ndjehem aq i fortë sa unë në moshën 40-vjeçare, kjo është e gjitha falë Juventusit dhe mentalitetit këtu. Filozofia ime është ndërtuar rreth asaj të klubit dhe do të vazhdoj të jetoj jetën time në atë mënyrë, pasi kjo është e vetmja mënyrë që unë di për të arritur rezultate", përfundoi portieri italian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail