Real Madrid e emëroi Lopetegin trajner të ri

Madrid, 12 qershor 2018 (MIA) - Trajneri i kombëtares spanjolle Hulen Lopetegi është trajner i ri i Real Madridit. "Të bardhët" publikuan kumtesë për emërimin e tij, duke theksuar se marrëveshja do të nënshkruhet pas Kampionatit Botëror.

"Hulen Lopetegi do të jetë trajner i Real Madridit pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2018, bëmn të ditur Real Madridi duke shtuar se Lopetegi do të jetë trajner i ekipit të parë në tri sezonet e ardhshme”.

Trajneri i ri vjen pas vendimit të Zinedin Zidan për t’u larguar nga posti, përkundër suksesit të madh me Mbretërit.
Lopetegi ka qenë pjesë e Realit si i ri, mirëpo ka regjistruar vetëm një paraqitje për ekipin e parë.
Gjatë karrierës si futbollist, ai ka qenë edhe pjesë e Barcelonës, ndërsa ka luajtur edhe për klubet, si Las Palmas e Rajo Valecano. Këtë të fundit edhe e ka drejtuar si trajner.
Lopetegi ka qenë pjesë e Realit si i ri dhe poashtu, ka qenë trajner i Real Madrid B dhe Portos, ndërsa përfaqësuesen e Spanjës e ka udhëhequr që nga rangjet U-19, U-20 dhe U-21.
Në vitin 2016, ai e mori drejtimin e ekipit A të kombëtares së Spanjës dhe është një prej favoritëve për ta fituar Kampionatin Botëror në Rusi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail