KB 2018: Tre ndeshje në programin e Kampionatit Botëror në Rusi

Ekaterinburg, 15 qershor 2018 (MIA) - Kampionati Botëror, ka filluar dje me fitoren e Rusisë kundër Arabisë Sauditë (5-0), ndërsa do të vazhdojë sot me tri sfidat e radhës.
Dita e dytë e Kupës së Botës "Rusia 2018", vjen me tri ndeshje interesante.
Në orën 14:00, në kuadër të Grupit A, përballen Egjipti dhe Urugai, kurse, Grupi B hapet me ndeshjen Marok-Iran që nis në orën 17:00, ndërsa ndeshja kryesore e ditës së sotëm luhet në orën 20:00, mes Portugalisë dhe Spanjës.
Sot takohen:
Grupi A
14:00, Egjipt-Urugai
Egjipti kthehet në kampionatin botëror pas një mungese 28-vjeçare në ndeshjen e parë të programit në ditën e dytë të Kupës Botërore në Rusi. "Faraonët" dalin në "Ekaterinburg Arena" kundër ekipit me përvojë të dyfishtë kampion Uruguaj dhe shpresat e gjithë Egjiptit kanë drejtuar tek sulmuesi Mohamed Salah, i cili feston ditëlindjen e tij të 26-të.
Grupi B
17:00, Marok-Iran
Ekipet e Marokut dhe Iranit do të takohen sot në Shën Peterburg në ditën e parë të programit për ditën e zhvilluar nga grupi paraprak "B" i Kampionatit. Dueli është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dy ekipet që janë në rolin e autsajderëve në shoqërinë e gjigantëve evropianë të Spanjës dhe Portugalisë.
20:00,Portugali-Spanjë
Kampion i Europës Portugalia përballet me Spanjën sot në stadiumin "Fisht" në Soçi në ndeshjen më spektakolare në fazën grupore të Kupës së Botës. Derbi i Pirenejve ka qenë gjithmonë i paparashikueshëm dhe ndeshja e sotme nuk është përjashtim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail