KB 2018: Uruguai në minutat e fundit triumfon ndaj Egjiptit

Ekaterinburg, 15 qershor 2018 (MIA) - Uruguai ka shënuar fitore kundër Egjiptit me rezultatin 1:0, falë golit të Hoze Himenezit në minutat e fundit të ndeshjes në grupin B të Botërorit që po zhvillohet në Rusi.

Megjithëse dominuan në 45 minutat e para, latinoamerikanët nuk arritën të gjejnë rrjetin e egjiptianëve, ku mungoi ylli i skuadrës Mohamed Salah.
Në pjesën e dytë, sulmuesi i Barcelonës, Suarez dhe ai i PSZH-së, Kavani kishin nga dy mundësi të arta për të shënuar gol.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte pa gola, Hoze Himenez realizoi golin e fitores me kokë pas një harkimi të saktë të Karlos Sançezit.
Pas kësaj, lider i grupit mbetet Rusia me tre pikë në saje të gol diferencës më të mirë se uruguaianët, ndërsa Egjipti zë vendin e tretë dhe Arabia Saudite e fundit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail