KB 2018: Kroacia fiton Rusinë pas penalltive dhe kalon në gjysmëfinale

Soçi, 8 korrik 2018 (MIA) - Kombëtarja e Kroacisë ka arritur të fitojë pas penalltive ndaj Rusisë me rezultat 4:3 në ndeshjen çerekfinale, pasi ndeshja pas 120 minutave përfundoi me rezultat 2:2 dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Botërorit, ku do të takohet me Anglinë.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi kroatëve, të cilët diktuan ndeshjen, por që të dy kombëtaret arritën të gjejnë nga një herë golin.
Megjithatë, të parët shënuan rusët, pasi në minutën e 31-të të ndeshjes Denis Çerishev, shënoi një supergol nga distanca për 1:0.
Epërsia e rusëve zgjati vetëm tetë minuta pasi Kroaci arriti të barazoj me anë të Andrej Kramariqit, që shënoi me kokë për 1:1 pas asistimit të Mario Manxhukiqit.
Në pjesën e dytë, përsëri kroatët patën diçka më shumë nga loja dhe rrezikuan disa herë për të gjetur golin e epërsisë.
Rastin më të mirë në pjesën e dytë e pati sulmuesi Ivan Perishiç, por ishte shumë i pafat pasi nga afërsia goditi vetëm shtyllën.
Deri në fund, kroatët u munduan të gjejnë golin e fitores, por pa pasur sukses dhe ndeshja e rregullt përfundoi me barazim 1:1 dhe shkoi në vazhdime.
Në vazhdimin e parë vazhdoi dominimi i kroatëve, të cilët gjetën golin e epërsisë pas vetëm gjashtë minutave me anë të Domagoj Vidas (101′), i cili shënoi me kokë për 1:2.
Ndërkaq, në vazhdimin e dytë, Rusia u mundua të gjej golin e barazimit dhe atë e gjeti në minutën e 115-të me anë të mbrojtësit Mario Fernandes, që barazoi rezultat 2:2 me një gol me kokë pas ndërprerjes dhe ndeshja shkoi në penallti.
Në ekzekutimin e penalltisë kroatët ishin më të saktë duke arritur të fitojnë me rezultat 4:3 dhe të kalojnë në gjysmëfinale, ku do të takohet me Anglinë, e cila paraprakisht mposhti Suedinë me rezultat 2:0.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail