Sari pret nga Çellzi të përparojë më shumë

Londër, 2 shtator 2018 (MIA) - Çellzi e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme këtë kampionat, ku nga katër ndeshjet e para ka marrë po aq fitore.
Me ardhjen e trajnerit italian Maurizio Sari ka ndryshuar tërësisht loja e klubit londinez që po pëlqehet mjaftë shumë në Angli.
Hudersfield, Arsenal, Njukastël dhe së fundmi Burnemouth ishin skuadrat që Çellzi triumfoi përballë tyre.
Por trajneri i londinezëve nuk e sheh ekipin e tij për titull, pasi thotë se kanë 30 pikë diferencë me Mançester Sitin.
"Diferenca në fillim mes ne dhe Sitit ka qenë 30 pikë. Mendoj se është tejet e vështirë t'i rikuperosh aq shumë pikë brenda një sezoni".
“Jam shumë i lumtur që kemi 12 pikë në katër ndeshje, por mendoj se mund të bëjmë më shumë, duhet të përmirësohemi”, tha Sarri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail