Ronaldo, Modriq dhe Salah në konkurrencë për lojtarin më të mirë të FIFA-s

Cyrih, 3 shtator 2018 (MIA) - Kristiano Ronaldo nga Juventusi, Lluka Modriq nga Real Madrid dhe Mohamed Salah nga Liverpuli janë tre futbollistët që kanë hyrë në përzgjedhjen më të ngushtë për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2018 të FIFA-s.
Për herë të parë pas 12 viteve mes tre kandidatëve për "Topin e artë" nuk është kapiteni i Barcelonës dhe fitues i pesëfishtë i këtij çmimi Lionel Mesi.
Dy vitet paraprake këtë çmim prestigjioz e ka fituar Ronaldo, i cili nëse e fiton edhe këtë vit do të bëhet rekorder me gjithsej çmime.
Në konkurrencë për trajner më të mirë u gjendën selektorët e kombëtares kroate Zllatko Daliq, dhe i kombëtares franceze Didie Deshamp dhe trajneri i deritanishëm i kampionatit evropian Real Madrid, Zinedin Zidan.
Shpallja e më të mirëve dhe ndarja e çmimeve do të mbahet më 24 shtator në Londër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail