Angellovski: E ndjekim situatën e futbollistëve, disa prej tyre ndjehen më mirë

Shkup, 12 tetor 2018 (MIA) - Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë Igor Angellovski ka konfirmuar se tetë futbollistë mëngjesin e sotëm kanë nisur të ankohen për virus në stomak.
Për përfaqësuesen e Maqedonisë, kjo parqet problem shtesë para ndeshjes së nesërme kundër Lihtenshtajnit në Ligën e Kombeve, pasi për shkak të virozës jashtë procesit trajnues janë Gjoko Zajkov, Arijan Ademi, Stefan Ristovski, David Mitov Nillson, Stefan Spirovski, Mite Cikarski, Ferhan Hasani dhe Boban Nikollov.
"Informacioni për virusin është i saktë, ndërsa futbollistët menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor. Bëhet fjalë për virus. Gjendja e tyre po ndiqet, ndërsa një pjesë e tyre ndjehen më mirë dhe do të shohim se kush prej tyre do të jetë i gatshëm të ndihmojë", ka thënë Angellovski.
"Jemi të fokusuar vetëm në Lihteshtajnin dhe nuk do të kalkulojmë me përbërjen. I kemi gjitha informacionet e nevojshme për kundërshtarin. Kemi qenë në një grup me këtë kundërshtar edhe më parë, por çdo ndeshje dallon. Lihtenshtajn ka ekip më ndryshe se sa gjatë kualifikimeve, kanë luajtur mirë dy ndeshjet e para, por luajnë aq sa u lejon kundërshtari. Do ta japim maksimumin dhe do të fitojmë", shton Angellovski.
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit luhet nesër mbrëma në ora 20:45 në arenën "Filipi i Dytë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail