Reali në dy pikë më pak nga Atletiko para derbit të qytetit

Madrid, 4 shkurt 2019 (MIA) – Real Madridi ka marrë pikët e plota në shtëpi, duke triumfuar 3-0 ndaj Alavesit.

Reali i Santiago Solarit ka shfrytëzuar gabimet e Barcelonës dhe Atletiko Madridit, që lëshuan pikë në xhiron e 22 në La Liga, duke triumfuar 3-0 në Bernabeu ndaj Alavesit, raporton Gazeta Ekspres.

Vinicius Zhunior shkëlqeu në këtë takim. Ai u vlerësua më i miri dhe arriti të realizojë gol, të dytin në minutën e duke shënuar gol në minutën e 80’, derisa realizuan edhe Benzema e Mariano Diaz.

Benzema zhbllokoi gjithçka në minutën e 30’, duke shënuar për 1-0, kurse Mariano, i rikthyer nga lëndimi pas më shumë se një muaji, mbylli gjithçka në Bernabeu duke realizuar për 3-0 në minutën e fundit të takimit.

Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 42 pikëve, 8 më pak se Barcelona në pozitën e parë dhe vetëm dy më pak se Atletiko Madridi në pozitën e dytë, ku të shtunën e ardhshme i shkon në vizitë rivalit të saj nga i njëjti qytet. fab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail