Keni ngërçe të muskujve pas stërvitjes? Atëherë mos pini ujë, por këtë pije

Në vend të kësaj, shkencëtarët thonë që do të duhej të merrni elektrolite në mënyrë që të pengoni ngërçet, sepse mungesa e kripës dhe e mineraleve e shkaktojnë këtë problem

Hulumtuesit australianë ua kanë dhënë meshkujve shumë të lodhur pas stërvitjes lloje të ndryshme të pijeve dhe pastaj i kanë testuar në mënyrë që të përcaktoni se a kanë ngërçe, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e Universitetit në Pert, u kanë dhënë dhjetë meshkujve detyrë që të vrapojnë në shirit vrapimi në dhomë të ngrohtë, deri sa me djersë nuk kanë humbur dy për qind të peshës së tyre trupore.

Kur kanë përfunduar, gjysma e meshkujve ka pirë ujë të zakonshëm për rihidratim, derisa gjysma tjetër ka konsumuar pije sportive me elektrolite.

Elektrolitet janë minerale në gjak, duke përfshirë, kripën, kaliumin, bikarbonatin dhe klourin, i cili zvogëlohet me djersitje, përkatësisht e nxjerrin jashtë nëpërmjet djersës.

Një javë më vonë eksperimenti është përsëritur, ndërkaq meshkujt kanë pirë pije të cilat nuk u janë dhënë herën e kaluar.– Ka pasur mjaft teori lidhur me atë se çfarë i shkakton ngërçet e muskujve. Mirëpo, kjo është hera e parë që kemi përcaktuar që mungesa e elektroliteve është shkaktari primar i ngërçeve të muskujve – thotë autori i studimit profesor Ken Nosaka.

Profesor Nosaka dhe ekipi i tij kanë konstatuar që meshkujt të cilët kanë pirë ujë të zakonshëm kanë pasur prirje për ngërçe të muskujve, derisa ata të cilët kanë pirë pije me elektrolite kanë pasur rrezik dukshëm më të vogël për ngërçe.

– Kur djersitemi, humbim elektrolite. Kështu që, kur e kompensojmë humbjen e lëngjeve me ujë të pastër, pikërisht zbusim elektrolitet në sistem, për ç’shkak shfaqen ngërçet.

Lidhur me atë se përse mungesa e elektroliteve shkakton ngërçe, këto minerale kanë rolin e transmetuesit të sinjaleve nervore, ndërkaq mungesa e këtyre mineraleve zvogëlon aftësinë e trupit që të rregullojë kontraktimet e muskujve. /Telegrafi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail