Ibrahimoviq: Junajted duhet të lirohet nga hija e Fergusonit

Mançester, 19 mars 2019 (MIA) – Në stilin e tij tipik, Zllatan Ibrahimoviq deklaroi se Mançester Junajted duhet të lirohet nga hija e Sër Aleks Fergusonit, sepse kjo e ndalon zhvillimin e klubit.

Skocezi legjendar u pensionua në vitin 2013 pas 26 viteve të shkëlqyeshme, gjatë të cilave arriti suksese të shumta, por ndikimi i tij mbetet serioz.

Gjatë viteve të fundit “djajtë e kuq” kërkojnë vazhdimësi dhe disa herë madje mbetën jashtë top 4-shit. Trajneri i ri, Ole Gunar Solskjer nuk fsheh se shpesh herë kërkon këshilla nga Fergi, që për Ibrahimoviqin, megjithatë, nuk është e drejtë.

“Tani gjithçka që ndodhë, krahasohet me kohën e Fergusonit. THonë se nëse ai do të ishte këtu, rezultatet jo të mira nuk do të ndodhnin. Ferguson do të kujdesej për atë. për mua, megjithatë, kjo nuk është e saktë. Nëse unë jam në ktë pozitë do të doja të bëj historinë time. Nuk dua të dëgjoj se çka ak ndodhur më parë. Dua ta jetoj të tashmen. Ata kanë nevojë për mentalitet të ri”, deklaroi sulmuesi i Los Angjeles Galaksi.

Sipas tij, Sër Aleksi ka rrëfimin e tij, por jeta vazhdon dhe klubi duhet të gjejë identitet të ri, që gjithsesi nuk është e lehtë.

“Shumë nga ish-lojtarët e Junajtedit nuk mund të lirohen nga hija e Fergusonit. Tani komentojnë pa qenë të vetëdijshëm për atë se çka po ndodhë me ekipin”, shtoi ai. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail