Xhejms shënon Tripëll-dabëll në ndeshjen kundër San Antonios

San Antonio, 4 nëntor 2019 (MIA) – Të udhëhequr nga Lebron Xhejms, basketbollistët e Los Anxhelos – Lejkers, mbrëmë e fituan San Antonio – Spurs me 103:96.

Xhejms këtë ndeshje e përmbylli me efekt tripëll-dabëll, shënoi 21 pikë, (me 13 asistime dhe 11 kërcime). Në ekipin fitues të LA-Lejkers u veçua Entoni Dejvis, i cili ndeshjen e përfundoi me 25 pikë dhe 11 kërcime.

Rezultate nga ndeshjet tjera të NBA-së, të luajtura natën mes të dielës dhe të hënës:

Majami-Hjuston 129:100

Nju-Jork-Sakramento 91:113

Klivlened-Dallas 111:131

LA-Klipers-Juta 105:94

Ndryshe, ekipi i Lejkersave me bilanc prej pesë fitoreve dhe një humbje renditen më të mirët në Konferencën Perëndimore, ndërsa Filadelfia kryesuese në atë Lindore, me pesë fitore dhe asnjë humbje. oxh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail