Publikohen emrat e të gjithë viktimave në aksidentin në të cilin e humbi jetën Kobi Brajant

Los Anxhelos, 27 janar 2020 (MIA) – Edhe pse policia e Los Anxhelosit pret informacione zyrtare nga hetimi dhe nuk i publikon emrat për viktimat në aksidentin me helikopter në të cilin e humbi jetën Kobi Brajant, familjarët dhe të afërmit e viktimave tani më po ua japin lamtumirën e fundit në rrjetet sociale, ndërsa identiteti i tyre e zbuluan edhe shumë mediume.

Në aksidentin e rëndë me helikopter që ndodhi mbrëmë në Kaliforni e humbi jetën njëri prej basketbollistëve më të mirë në historinë e atij sporti, Kobi Brajant. Kishte 41 vjeç.

Përveç tij, e humbën jetën edhe tetë njerëz, mes të cilëve edhe vajza e tij 13 vjeçare Xhiana.

Në aksident e humbi jetën edhe bashkëlojtarja e tij nga ekipi i basketbollit Alisa. Me të ishin edhe prindërit e saj Xhon Altobeli dhe Keri Altobeli. Xhon Altobeli kishte 56 vjet, ndërsa ka punuar si trajner i bejsbollit në një kolexh në Orinxh Kaunti. Ai dhe bashkëshortja e tij po e shoqëronin vajzën në ndeshjen e cila është dashur të mbahet në mesditë.

Vajza e Brajant, Xhiana dhe Alisa së bashku kanë luajtur basketboll për Akademinë Mamba. Altobeli rregullisht ka udhëtuar në ndeshjet e vajzës së tij.

Mes viktimave është edhe trajnerja e basketbollit në një shkollë private në Orinxh Kaunti.

“Fëmijët dhe unë jemi të thyer. E humbëm bashkëshorten dhe nënën e mrekullueshme. Ju lus ta respektoni privatësinë tonë. Ju falënderoj për mbështetjen tuaj”, ka shënuar në Fejsbuk, bashkëshorti i saj,

Sipas Si-En-En, në aksident e ka humbur jetën edhe Sara Çester dhe vajza e saj Pejton.

Piloti ishte Ara Zobajan. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail