Zyrtarisht identifikohet trupi i Kobi Brajant

Los Anxhelos, 29 janar 2020 (MIA) – Trupi i basketbollistit legjendar Kobi Brajant sot zyrtarisht është identifikuar midis trupave të nëntë viktimave të gjetur në mbetjet e helikopterit i cili u rrëzua të dielën në afërsi të Los Anxhelos.

Brajant është identifikuar me ndihmën e shenjave të gishtave, kumtuan patologët dhe thanë se janë identifikuar edhe trupat e dy burrave dhe një gruaje.

Hetuesit punojnë në identifikimin e pesë trupave tjerë, mes të cilëve edhe vajza e Brajant Xhiana, e cila i ka pasur 13 vjet.

Edhe pse policia zyrtarisht ende nuk ka treguar, opinioni botëror nga të afërmit e të pësuarve ishte informuar se përveç Kobi dhe Xhiana Brajant, në fatkeqësinë humbi jetën edhe shoqja e Xhianas, Alisa Altoberi (13), babai i saj Xhon Altoberi (56) dhe nëna e saj Keri Altoberi, trajner i basketbollit nga shkolla Harbor Dej, ku ka mësuar Xhiana, Kristina Mauzer (38), Pejton Çester (13) gjithashtu edhe bashkëlojtarja e Xhianës, Sara Çester (45) nëna e Pejton, dhe piloti Ara Zabojan.

Ata ishin rrugës për në Mamba në akademinë e basketbollit të Brajant, ku duhej të mbahet turneu i basketbollit. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail