Barcelona është e gatshme të lëshojë tetë lojtarë gjatë verës

Barcelonë, 25 mars 2020 (MIA) – Kampioni spanjoll i futbollit Barcelona është e gatshme që gjatë afati kalimtar veror të ndahet nga tetë lojtarë nga përbërja e tanishme.

Në fund të sezonit, klubi katalanas ka për qëllim që ta përforcojë listën dhe të ftojë prej dy deri pesë të ardhur të rinj në pozitat e sulmit, mesfushës dhe mbrojtjes.

Megjithatë, pauza në sezonin e lidhur me pandeminë e koronavirusit seriozisht do të ndikojë në mundësitë financiare të katalanasve gjatë verës, si dhe specifikat e tregut.

Për këtë, Barcelona ka për qëllim që t’i lëshojë lojtarët e saj në ekipe të tjera – bëhet fjalë për shitje dhe shkëmbim.

Nga “Kamp Nou” mund të largohen: Ivan Rakitiq, Arturo Vidal, Samuel Umtiti, Martin Braituajt, Filipe Kutonjo, Junior Firpo, Antoan Grizman dhe Neto. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail